Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë
Të premten e javës së kaluar, u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, mëngjesin e sotëm, në një ceremoni solemne, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, kanë vendosur gurthemelin e një nënstacioni policor, këtë herë në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Sipas Kurtit, ky objekt, i cili pritet të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë si stacion për policinë kufitare dhe do të forcojë sigurinë në këtë zonë strategjike.
Rruga Press