KryesoreLajme

Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike. Forumi synon që të shërbej si një ngjarje që do të nxisë bashkëpunimin strategjik mes vendeve demokratike.

Lexo më shumë  Përfundojnë për sot bisedimet trepalëshe SHBA, Ukrainë dhe Rusi - shefi i delegacionit ukrainas tregoi se si u zhvilluan diskutimet

“Në margjinat e kësaj ngjarjeje përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, do të realizojnë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere”, thuhet në njoftim.

YouTube player