Ulen temperaturat, bie intensiteti i zjarreve në Voskopojë! 1 vatër mbetet AKTIVE, nis puna në orën 5 të mëngjesit për fikjen e saj
Në Voskopojë, vatra e zjarrit e rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës është pothuajse drejt fikjes. Rënia e intensitetit të flakëve ka ardhur edhe si pasojë e temperaturave të ulura gjatë natës.
Në terren janë punonjës, zjarrfikës dhe Forca të Armatosura që kanë nisur punën që në 5 të mëngjesit. Vetëm një vatër aktive vijon puna për fikjen e plotë.
Vatra aktive ka edhe në fshatin Gjonomadh, zjarr i cili ka rënë që prej ditës së djeshme. Janë 10 trupa zjarrfikëse të cilat janë duke u përpjekur për të izoluar flakët. Aktualisht janë 2 vatra zjarri në njësinë administrative Voskopojë të bashkisë Korçë.
Rruga Press