Rritja e autoritarizmit të pushtetit në Shqipëri dhe tiktok-u
Shkruan Ervin Goci
Rritja e autoritarizmit te pushtetit ne Shqiperi i manifestuar here pas here dhe me vendimarrje te kobshme si mbyllje portesh, ndertim aeroportesh ne zona te mbrojtura, ne ngjizje enklavash fetare me vule shteterore, po merr dalengadale dhe fytyren inkuizitore, ku pasi merr dhe dominon ne menyre absolute te gjithe pasurite materiale te vendit, kerkon te marresh dhe autoritetin moral ekskluziv per te vendosur se çfare eshte mire dhe çfare eshte e keqe. Kur e degjova tani gjuhen dhe menyren me te cilen perpiqet te justifikoje mbylljen e rrjeteve sociale m’u ndermenden denime kapitale neper sheshe me djegje para 4 shekujsh dhe propaganda putiniane me mbledhje me prinder per te justifikuar te pajustifikueshmen.
Me kete nuk dua te them qe qeveria duhet te rrije duarkryq apo te mos beje asgje, apo te tregohet ekstremisht liberale duke i lene terren te lire ketyre platformave, po kjo menyre nuk ka asnje lidhje me ate qe duhet bere dhe qe per shkaqe pune, me eshte dashur vite e vite ta ndjek rregullimin e platformave.
Rregullimi i platformava ka disa nivele se si duhet kuptuar:
Ne rradhe te pare eshte ndertimi i nje marredhenieje juridike me keto platforma duke treguar pikerisht elementin territorial te juridiksionit shqiptar, jo per te vene barriere ne nje univers ku barrierat nuk ekzistojne, po me te drejten qe i jep Kushtetuta per te mbrojtur interesat e popullates kur ato cenohen.
Kjo sigurisht qe mund te behet dhe thjesht duke aplikuar legjislacionin, po duke qene se nje pjese e mire te nderhyrjeve nuk jane te perditesuara ne legjislacionin shqiptar e madje as nuk jane futur ne debatin publik me shoqerine e me grupet e interesit, çdo tentative per marre veprime te nxituara aq me teper duke e konsideruar si murtaje morale e duke mbledh disa prinder te dalluar, eshte kryekeput veprim autoritar, aspak demokratik.
E dyta eshte elementi i transparences, ku perfshihen format algoritmike te rregullimit te permbajtjeve, ku qeveria shqiptare mundet te kerkoje llogari dhe te nderveproje me platformat per te pare se mbi ç’kritere vendosin ato se cilat jane permbajtjet problematike qe duhen sinjalizuar e pastaj fshire per shkak shkeljesh te kodeve te paracaktuara per te cilat ne nuk dime asgje.
Ka nje debat per kete pune ne vende te tjera se mbi cilat kritere platformat behen gjykatesit e asaj qe eshte e lejueshme te thuhet ose jo; platformat akuzohen si kuti te zeza qe funksionojne si sisteme te mbyllura ku gjithçka permbyllet ne ciklin e teknikes duke tehuajsuar elementin njerezor jo fare-fare pa qellim, sepse perfituesit, pronaret e ketyre platformave duan te portretizohen si fasilitues te komunikimit dhe jo si ndikues me efekte editoriale, sociale, politike dhe ekonomike ne shoqeri.
Ato thone qe ne nuk jemi media, dhe nuk kemi asnje pergjegjesi, gjithçka shkon keq eshte efekt kolateral i perdorimit te mbrapshte te teknikes qe ne vetevete eshte neutrale.
Elementi i trete eshte ekonomik, sepse me kete idene e neutralitetit dhe “pafajesise”, keto platforma perfitojne miljarda nga puna e papaguar prej tyre ndaj perdoruesve apo dhe ndermarrjeve ne teresi dhe kam parasysh ketu konfliktin e forte mes platformave dhe logove mediatike, ku platformat duke perdorur permbajtjet e mediave, por dhe duke perfituar nga reputacioni i mediave qe qarkullojne ne infrastrukturat e tyre perfitojne miljona dhe nuk paguajne asgje. Sot platformat, fale dhe nderhyrjes se shtetit i paguajne mediave nje perqindje per çdo trafik te shtuar qe ato i sjellin platformave fale prodhimtarise se tyre.
Elementi i katert eshte pjesa e privacise dhe vleres ekonomike te te dhenave. Per kete ka shume debat, por e rendesishme eshte qe deri ku mund te shtyhet niveli i te dhenave qe mund te thithen nga qytetaret e nje shteti, apo te komunitetit europian ne rast formacionesh mbikombetare; a jane ne dijeni perdoruesit per nivelin e te dhenave qe leshojne dhe a kane dhene konsesus ata per t’i dhene ose jo keto te dhena?
Elementi i peste, shume i rendesishem, eshte rregullimi i permbajtjeve nga abuzimet e gjuhes se urrejtjes, gjuhes seksiste, bullizmit. Eshte e ditur qe permbatjet me karakter emocional dhe polarizues prodhojne shume here me shume angazhim ne rrjetet sociale dhe pikerisht ky konsiderohet nje prej mekateve me renda te ketyre platformave qe ne thelb kane ne dore qe nese kemi nje permbajtje me ngarkesa te caktuara te mos e ekspozojne, por ato bejne te kunderten.
Ketu kerkohet nje qasje goxha agresive per sinjalizimin e bllokimin e plote te te gjithe manifestimeve deviante dhe te rrezikshme.
Kjo eshte pergjegjesi direkte e platformave, ketu nuk ka asnje diskutim.
Po ato nuk kane asnje interes te veprojne nese dikush nuk i detyron.
Elementi i gjashte eshte tek sovraniteti i te dhenave dhe tek siguria kombetare, ku per vende huaja qe konsiderohen me prirje armiqesore kryesisht, a do te lejohen ato qe te mbledhin te dhenat e qytetareve te shtetit prites dhe mbi te gjitha te mund t’i perdorin per t’i manipuluar ata apo per t’i demtuar direkt siç ka ndodhur psh me gazetare qe jane gjurmuar me IP per te kryer operacione te mirefillta spiunaxhi.
Me thoni, se ndoshta e kam gabim, ne cilin nivel te ketyre problematikave ka vepruar qeveria, cila eshte iniciativa rregullatore ne kete drejtim?
Ku eshte debati shoqeror, ku jane konferencat, forumet ne lidhje me kete teme?
Ku jane debatet mes parlamentareve qe shkojne me bishta prasi ne kuvend?
Cilen nga eksperiencat europiane (se Australia eshte shume larg) ka pare Shqiperia si shembull per ta pershtatur ne vendin tone?
A eshte marre ndonje iniciative perafrimi me legjislacionin europian ne kuader te integrimit atje?
Cili eshte konsultimi me boten akademike per keto probleme?
Ky terren ne Shqiperi ka mbetur si stepat ruse ku te han ariu, po nderkohe nuk ka asnje argument per te kaluar ne mbyllje totale sepse je i paafte te qeverisesh. Nuk eshte kjo zgjidhja. Sigurisht qe ne rrjete sociale si mjedis i eger shohim nje energji primitive qe shperthen, po ideja eshte qe t’i vesh freret e ta ngasesh, e jo ti presesh fytin duke na kthyer te shpikja e zjarrit.
Per mua kjo iniciative ka prapavije politike per te dobesuar rolin e rrjeteve sociale ne sferen publike per shkak se ato jane diskretitueset par excellence te televizioneve te kapura.
Ps. Meqe ra fjala te gjithe eksperiencat e cituara nga kryeministri per vendimarrje ne raport me Ti Tok, nuk kane asnje lidhje me ato asocime qe permend ai, fare, asnje lidhje., jane teresisht histori te tjera qe kane lidhje me sigurine kombetare te tyre.
Moralizuesi ndaj Tik Tok-ut, tha live perpara kamerave nje genjeshter pa asnje baze, ky qe do te qortoje rrjetet sociale, genjen pa teklif fare.
Meqe eshte problemi i thjesht i Ti Tok-ut, po kujtoj ketu qe Zuckerberg u legenos ne Kongresin e SHBA per mosveprimin e FB ndaj pedofilise. Mos te mendoje njeri se petku i moralit do shndrrise sapo te mbyllet Tik Tok.
Rruga Press