KryesoreOpinion/Aktualitet

Mbylle TikTok-un sa të duash, por 14-vjeçarët do rriten sërish mes llumit

Nga Klodian Tomorri

Në lagje sheh gangsterin, të fortin, trafikantin me G Class apo Range. Nga makinat e tij, sheh të zbresin dhe shumë nga këto shushkat e showbiz-it që nuk dinë të lidhin dy llafe, por që dalin çdo ditë në televizor.

Në shkollë sheh djalin e trafikantit që e quajne biznesmen, banditit me mandat deputeti, e kështu me radhë se si sundojnë mbi ligjin.

Në televizion sheh miliarda orë programe që u ngrene lapidare bëmave të banditëve.

Lexo më shumë  Ҫun Lajҫi i drejtohet Vjosa Osmanit: Nuk më ka shkue mendja se ke ambicie kaq të zeza, kaq të kalbuna e inatçore — me hujin e nji kali pa fre

Dhe çfarë duhet të mendojë fëmija 14 vjeç?

Kjo është rruga. Kështu bëhesh i pasur, me të dashura të bukura dhe i rëndësishëm.

Bota e ka zgjidhur këtë problem se ka bërë model futbollistin, aktorin, këngëtaren.

Në Itali kalamajtë duan të bëhen si Vieri, Totti apo Cristano Ronaldo. Kurse këtu këngëtaren 14-vjeçari e sheh të zbresë nga makina e banditit.

Mbylle TikTok-un sa të duash ti. Por 14-vjeçarët do vazhdojnë të rriten mes llumit që u përplaset çdo ditë në surrat.

Lexo më shumë  Sulmet emocionale ndaj VV-së, toni agresiv dhe tentimi për ta paraqitur veten si “shpresa e re” e opozitës, në praktikë po prodhon efekt të kundërt

Dhe gjithmonë do kenë ëndërr të bëhen zotërit e llumit.

Gjithsesi t’i bereqavers bën. E shtyn ca kohë me këtë punën e TikTok-ut. Ndërkohë Beketi nuk po gjen dot mjaftueshëm llastiqe për të lidhur dengjet e eurove, që i qerase.

Rruga Press

YouTube player