Bota

Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për lëshimin e një rakete ndërkontinentale (ICBM) gjatë një sulmi të enjten në mëngjes në qytetin e Dnipros.

“Një raketë balistike ndërkontinentale u lëshua nga rajoni Astrakhan i Federatës Ruse”, kanë thënë forcat ajrore të Ukrainës në një deklaratë, raporton CNN.

Nuk është specifikuar se çfarë lloji i raketës ICBM Rusia ka lëshuar në drejtim të Ukrainës.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Ushtria e Ukrainës ka thënë gjithashtu se një raketë balistike X-47M2 Kinzhal u lëshua së bashku me shtatë raketa lundrimi në sulmin në Dnipro. Sipas saj, të gjitha raketat e lundrimit janë rrëzuar.

“Raketat e tjera nuk shkaktuan pasoja të rëndësishme”, thuhet në deklaratë.

Rruga Press

YouTube player