KryesoreLajme

Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave. Në këtë aksion Policia gjeti uniforma, municion dhe pajisje të tjera ushtarake.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lexo më shumë  ​“Tronditi themelet e shtetit”, Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues

Sveçla ka thënë se këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.

‘’Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave. Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta’’, ka thënë Sveçla.

Lexo më shumë  Dekreti jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe mënyra se si po tentohet të argumentohet është në kundërshtim me Kushtetutën

Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë, ka shtuar më tutje Sveçla.

Rruga Press

YouTube player