Lajme

Finalizohet draftligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”


Takimi i sotëm i përbashkët mes Komitetit Olimpik të Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka rezultuar me finalizimin e draft-ligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Draft-ligji do të dërgohet për votim në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës dhe do të procedohet tutje për vlerësim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Rama nuk dorëzoi Ballukun, Ambasada gjermane: Ndjekja penale e korrupsionit në rang të lartë, kusht për procesin e anëtarësimit në BE

Ligji për LM Prishtina 2030 parasheh lehtësira për investime në infrastrukturën sportive, përcakton formën dhe mënyrën e funksionimit të Komitetit Organizativ, mënyrën e financimit, përcakton rolet e palëve përfshirëse, etj.

KOK falënderon përzemërsisht të gjitha palët e përfshira, të cilat treguan unitet dhe vullnet të madh për të finalizuar draft-ligjin dhe veçanërisht drejtuesit e ICMG për praninë dhe mbështetjen e dhënë.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: Çmimi i naftës në rënie, nuk mund të kalojë 1,54 €, për çdo parregullsi në tregun e derivateve raportoni në numrin pa pagesë 0800 11000

Rruga Press

YouTube player