KryesoreLajme

FSK, pilotët amerikanë dhe ushtarët gjermanë në stërvitje të përbashkët

Forca e Sigurisë së Kosovës, pilotët amerikanë dhe ushtarët gjermanë e kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët.

“Aviatorët e Ushtrisë së ShBA-së dhe ushtarët e Ushtrisë Gjermane të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga #NATO #KFOR u bashkuan për të realizuar stërvitje të ngarkesës së nxehtë dhe të ftohtë dhe të familjarizohen me helikopterin UH-60M Blackhawk”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Lexo më shumë  Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

“Kjo stërvitje ua mundëson njësive të terrenit dhe ekuipazheve të fluturakeve t’i kuptojnë më mirë nevojat dhe kapacitetet e njëri-tjetrit në misione”.

Komunikata vijon të thotë që ushtarët e KFOR-it vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të qëndrojnë të përgatitur për futje ajrore, qoftë për reagime emergjente, apo për patrullime të kufirit.

Rruga Press

YouTube player