KryesoreLajme

Tifozët Kuq e Zi kërcënojnë me veprime radikale kundër Evropianit “Shqipëri-Serbi”

Tifozët Kuq e Zi (TKZ) gjatë ndeshjes së djeshme kundër Ukrainës në “Air Albania” kanë mbajtur pankarta në duar me të cilat i kanë kujtuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) masakrat që ka kryer Serbia në luftën e fundit në Kosovë, duke shtuar se bashkëpunimi me ta është tradhti.

Protesta e TKZ-së është vazhdimësi e kritikave të mëdha që ka marrë FSHF-ja pasi ka aplikuar me Federatën Serbe të Futbollit ta organizojnë së bashku Evropianin U21 në vitin 2027.

Në një postim në Facebook, TKZ-ja ka paralajmëruar se veprimet do të radikalizohen derisa “t’i jepet fund kësaj marrëzie”.

Kritikat e shumta nuk e kanë ndalur presidentin e FSHF-së, Armand Duka, drejt idesë për ta organizuar Evropianin bashkë me Serbinë. Madje, pati thënë se kjo i shërben edhe Kosovës.

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

Shqipëria dhe Serbia janë shtetet e vetme që kanë aplikuar për ta organizuar Euro 2027 për moshat e reja.

Postimi i plotë i Tifozëve Kuq e Zi:

– 15 mijë të vrarë vetëm në luftën e fundit dhe dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar nëpër histori.

– 20 mijë gra shqiptare të dhunuara

– 1 milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre

– 650 shkolla të shkatërruara

– 30 masakra të kryera mbi civilë shqiptarë të pambrojtur për më pak se 6 muaj.

– 14.10.2014, kur një stadium i tërë në prani të gjithë krerëve shtetëror këndonte për vrasjen e shqiptarëve në kor. Këto thirrje vazhdojnë edhe sot në çdo ndeshje të tyre.

Lexo më shumë  Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

– Afrim Bunjaku, heroi më i ri, i cili u vra nga shkijet pak kohë më parë

– Përparim Thaçi, futbollist, i cili u vra nga shkijet në luftën e fundit

Këto ishin vetëm disa nga pankartat tona që u shfaqën në këtë ndeshje, por jo për të përmbyllur ciklin e reagimeve nga ana e jonë në lidhje me këtë organizim të turpshëm.

Reagimet tona, do të vijojnë, e do të radikalizon deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që në emër të kozmopolitizmit po fyhen viktimat dhe e kaluara jonë e dhimbshme.

YouTube player