KryesoreLajme

Lutfiu: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi legalizoi pasivizimin e adresave

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka legalizuar pasivizimin e adresave të shqiptarëve. 

Ai ka treguar, në një postim në Facebook, se qytetarit Safet Demiri nga Medvegja iu është refuzuar ankesa në Kushtetuese për kthimin e adresës së tij. 

Lutfiu ka thënë se do të bëhet ankesa tashmë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. 

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë edhe institucioni më i lartë i drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave. Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, ka shkruar Lutfiu. 

Lexo më shumë  Muja në Ditën e Pyjeve: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë
YouTube player