KryesoreOpinion/Aktualitet

BDI në mediat e Batoni, Beratit, Artanit. “I ka mbetur edhe pushteti i katërt, PRopaganda”

Nga Bekim Qoku

Xhorxh Oruell në romanin 1984:

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”

BDI në mediat e Batonit, Beratit, Artanit:

“Ligji i gjuhëve është Ligj për gjuhën shqipe”

………

Meqë nuk ka më asnjë kontroll mbi ekzekutivin e as mbi legjislativin, BDI-së i ka mbetur vetëm kontroll mbi judikativin, të cilin e shkatërroi dhe e rrënoi deri në një besueshmëri prej 2%.

Si në të gjithë nivelet e sistemit gjyqësor, ashtu edhe në Gjykatën kushtetuese, ajo, përgjatë këtyre 22 vjet në pushtet, ka instaluar njerëzit e saj. Jo rastësisht, një deputet aktual nga radhët e saj ka qenë jo më pak se kryetar i asaj gjykate.

Prokurori i Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion Islam Abazi, por edhe Ixhet Memeti i dënuar së fundmi për korrupsion janë figura të afërta të kësaj partie.

Ka dyshime të bazuara që të gjitha temat, çështjet dhe problemet që i ka ngritur BDI, janë realizuar përmes pushtetit të sistemit gjyqësor me të vetmin qëllim për të mbjellë frikë, për nxitur trazira dhe për t’u dëshmuar faktor relevant politik që të zbusin dënimet që po u afrohen dita ditës.

Lexo më shumë  FSK-ja realizon për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten

Çfarë mendoj me të gjithë temat e çështjet e fundit? T’i marrim një nga një.

1. Çështja e balanserit u aktualizua dhe në fund u shfuqizua nga askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese;

2. Diskutimi për tre dispozitat e Ligjit të gjuhëve që janë të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe i flasin 20% e qytetarëve është temë dhe çështje e ngritur nga askush tjetër pos Gjykatës kushtetuese;

3. Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani është temë e çështje që u aktualizua nga askush tjetër përpos gjykatave dhe prokurorit Islam Abazi, pra instalime të BDI-së.

Të vetmen temë dhe çështje për të cilën u akuzua qeveria dhe mazhoranca, ajo e Korridorit 8, u dëshmua që është farsë dhe PRopagandë. Në atë Korridor nuk janë zhvilluar kurrë punë me këtë intensitet të lartë sesa tani. Tani kur BDI është në opozitë.

Lexo më shumë  Buxheti i Shqipërisë/ Financime të ulëta për fermerët! 69% e fondeve janë shpenzime për stafe e këshillime

BDI-së, për fatin e keq të saj, i ka mbetur edhe pushteti i katërt, PRopaganda. PRopaganda ka fuqinë të bardhën ta bëjë të duket e zezë. Njësoj si Ligji i gjuhëve

Kjo parti, bashkë me kryeministrin teknik e me plot funksionar të pasur, duhet të japin llogari politike përse nuk e kanë zbatuar asnjë nen të ligjit për gjuhët.

Po e përsëris me përgjegjësi të plotë:

Asnjë nen i Ligjit për gjuhët nuk është zbatuar në plotninë e vet.

Ndërsa tre dispozitat që janë kontestuar nga Komisioni i Venecias dhe që pritet t’i shqyrtojë Gjykata kushtetuese (me gjykatës të përzgjedhur nga vet BDI-ja dhe partneri i saj LSDM) nuk ka gjetur zbatim. Zero zbatim për këta tre akte nënligjore pas 7 vjetëve prejse ai ligj është i plotfuqishëm.

BDI ka zgjedhur për strategji sulmin si mjet i mbrojtjes. Këtë strategji ia dogji Kryeministri i shqiptarëve Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player