Lajme

Thirrja absurde e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri pas vrasjes së 14-vjeçarit tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë

Ministria e Arsimit dhe Sportit doli me një deklaratë ngushëlluese për familjarët e 14-vjeçarit që humbi jetën sot në shkollën Fan Noli, nxitëse për policinë që të zbardhte ngjarjen, apologjike për vetveten për pamundësinë për të shmangur ngjarjen, por edhe por edhe me një thirrje përmbyllëse absurde.

Ministria e Arsimit kujton të gjitha palët, nga prindërit te mësuesit, nga policët tek komuniteti përqark shkollave, të qëndrojnë aktive për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen” – thuhet mes të tjerash në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

Ky paragraf përmbyllës i deklaratës që kujton komunitetin se duhet të ketë rol aktiv në parandalimin e ngjarjeve të tilla është absurd. Ndërsa roli i komunitetit në parandalimin e ngjarjeve të tilla është i shpeshherë i pazëvendësueshëm, nuk i takon Ministrisë së Arsimit të kërkojë shpëtim në kalimtarë rastësorë.

Përgjegjësia është tek ky institucion dhe Ministra e Brendshme, të cilat jo vetëm duhet të garantojnë sigurinë në shkolla, por si për ta rënduar më keq pozicionin e tyre, ministrat përkatës në fillim të këtij viti shkollor zhvilluan një tur ku propagandonin sigurinë e shtuar në shkolla.

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

Rruga Press

YouTube player