Bota

Dronët dhe raketat ruse shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë një sulmi masiv në Ukrainë

Zëvendskryeministri i Moldavisë, ka njoftuar se raketat dhe dronët rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore gjatë një sulmi masiv mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Mihai Popsoi dënoi fuqishëm këtë veprim – pra shkeljen e hapësirës së tyre ajrore nga ana e Rusisë.

Ai tha se “shpërthimet në afërsi të kufirit të tyre dhe fluturimi i ulët i dronëve mbi fshatrat e Moldavisë rritin rrezikun e popullit moldav nga lufta brutale e Rusisë”.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Kjo nuk është hera e parë që forcat ruse shkelin hapësirat ajrore të shteteve fqinje të Ukrainës. Raste të tilla janë raportuar në Poloni dhe vende tjera.

E kjo detyroi autoritet e sigurisë që të ngritin në ajër  aeroplanët luftarakë, me qëllim që të ruhet hapësira e tyre ajrore.

Rruga Press

YouTube player