KryesoreLajme

Kurti: Bizneset që angazhojnë punëtorët, 6 muajt e parë do paguhen me 70 për qind të pagës

Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky program synon barazinë dhe punësimin, teksa konsideron se janë hequr kriteret diskriminuese.

Kurti ka deklaruar se nga kjo skemë, secili biznes që angazhon të punësuarit për 6 muajt e parë paguhet 70 për qind e pagës, ndërsa për gjashtë muajt e dytë është paraparë të jepet edhe 20 për qind për të gjitha pagat e paguara.

Lexo më shumë  Maqedonci priti Gjeneralin Wesley Clark në një takim mirënjohjeje dhe reflektimi për të kaluarën

“Me lansimin e projektit premtuam një program i cili synon barazinë dhe punësimin. E kemi realizuar duke hequr kriteret diskriminuese dhe duke prezantuar tekste të varfërisë 1,824 familje kanë përfituar. E kanë pasur si kërcenim, e sot duhet ta shohin si mundësi për të mos pasur nevojë për skemën. Sot po e prezantojmë skemën e punësimit i cili realizohet në dy faza. Ne kemi bërë subvencionimin e pagës ku secili biznes që angazhon të punësuarit për 6 muajt e parë paguhet 70 për qind e pagës, për gjashtë muajt e dytë është paraparë të jepet edhe një 20 për qind e të gjitha pagat e paguara”.

Lexo më shumë  Organizatat humanitare thirrje mjekëve: Bojkotoni paktin Rama-Meloni!

Rruga Press

YouTube player