Bota

Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Ushtarët rusë janë filmuar duke i trajnuar trupat koreano-veriore dhe duke u dhënë instruksione mbi luftën.

Në videon e publikuar, një grup i vogël ushtarësh të Phenianit përgatiten për t’u nisur drejt vijës së frontit.

Atyre u mësohet se si të vendosin mina tokësore nga instruktorët ushtarakë të Moskës.

Por, stërvitja ndërpritet kur koreano-veriorët, të cilët kanë veshur uniforma ruse, duket se nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë, shkruan the Telegraph.

Ndryshe, në një video të muajit tetor, një ushtar rus është filmuar duke u përpjekur të miqësohet me një koreano-verior, i cili në mënyrë të vrazhdë e largon atë.

Lexo më shumë  Çekia ndalon pijet energjike për fëmijët

Muajin e kaluar, një zyrtar i inteligjencës së Koresë së Jugut zbuloi se Rusia po u mësonte ushtarëve të Koresë së Veriut rreth 100 terma bazë ushtarakë, si “kthehu në pozicionin tënd”, “zjarr” dhe “nisu”.

Në një telefonatë të përgjuar nga inteligjenca ukrainase në tetor, ushtarët rusë u shprehën se do të kishte mjaft përkthyes për trupat e huaja nën komandën e tyre.

Lexo më shumë  ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

Një oficer rus u dëgjua duke premtuar se një përkthyes do të caktohej për çdo grup prej 30 ushtarësh të Koresë së Veriut.

Ndërkohë, SHBA konfirmoi se trupat e Koresë së Veriut kishin filluar operacionet luftarake kundër forcave ukrainase.

Vedant Patel, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha: “Mbi 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusinë lindore dhe shumica e tyre janë zhvendosur në rajonin e largët perëndimor të Kurskut, ku kanë filluar të angazhohen në operacione luftarake me forcat ruse”.

YouTube player