KryesoreLajme

Uglanin e njofton Kurtin për betejën që partia e tij e zhvillon për Sanxhakun dhe të drejtat e njeriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot Sulejman Uglanin, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut (SDA), i shoqëruar me dy deputetët e partisë së tij në Parlamentin e Serbisë, Minela Kalender dhe Ahmedin Shkrijel, transmeton KosovaPost.

Bashkë me Uglanin ishin edhe dy anëtarë të partisë së tij, Esad Salihoviq, kryetar i Bordit Ekzekutiv dhe Merfid Kameshçanin, sekretar.

Uglanin e njoftoi kryeministrin lidhur me betejën, të cilën partia e tij e zhvillon për Sanxhakun dhe liritë e të drejtat e njeriut.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se i njëjti theksoi që sundimi i ligjit dhe barazia e të gjithëve para ligjit janë themelet e kësaj beteje.

Lexo më shumë  KQZ-ja vendos: Do të vendosen kutitë postare për votimin jashtë Kosovës

“Ai tha se qeverisja në Kosovë duhet të merret si model i mirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh këtu qëndrimet e qarta të qeverisë në raport me ruajtjen e paqes, të drejtave të njeriut dhe demokracisë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti falënderoi Uglanin dhe tërë delegacionin për vizitën dhe tha që ka shumë hapësirë për më shumë aktivitete e bashkëpunim ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak.

Lexo më shumë  Qeveria ndan mbi 7 milionë euro që bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa

“Me këtë rast u theksua kontributi që mund ta jap mbështetja financiare për Sandaxhun, që parashihet në buxhetin e vitit 2025, por edhe njoftimi i Republikës së Kosovës, që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në drejtim të Kosovës, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm”.

“Kryeministri Kurti përshëndeti betejën e drejtë për respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut nën udhëheqësin e Kryetarit Uglanin, të ngritur mbi bazën e barazisë dhe pacenueshmërisë”, thuhet tutje në komunikatë.

YouTube player