Bota

Krime lufte në Gaza, HRW: Izraeli, spastrim etnik të qëllimshëm dhe sistematik

Ushtria izraelite është përgjegjëse për zhvendosjen e qëllimshme dhe të detyruar të palestinezëve në Gaza.

Kështu thotë grupi “Human Rights Watch”, që pretendon se ka prova që autoritetet izraelite kanë kryer zhvendosjen e 90 për qind të popullsisë së Gazës, gjë që përbën krim lufte.

Aktivistët flasin për një synim të qartë të qeverisë izraelite, përfshirë kryeministrin Netanyahu, për ta bërë kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre të pamundur.

“Duke parë këto prova, përfshirë numrin e lartë të civilëve të dëbuar nga tokat e tyre në Gaza, mënyrën e zhvendosjes dhe përpjekjet për ta bërë kthimin e tyre të pamundur mund të themi se zhvendosja është gjerësisht e përhapur, sistematike dhe e qëllimshme, taktika këto që e kthejnë atë në krime kundër njerëzimit. Kjo spikat në zonat ku prania ushtarake është zgjeruar dhe janë krijuar korridore sigurie. Human Rights Watch i konsideron këto veprime të qeverisë së Izraelit një spastrim etnik”, tha Nadia Hardman, nga Human Rights Watch.

Lexo më shumë  Merz e pret Zelenskyn për bisedime në Berlin

Raporti publikohet në një kohë kur shteti hebre vijon fushatën ushtarake në veri të Gazës, e cila ka shkaktuar një valë të re zhvendosjesh të disa qindra mijëra civilëve.

Në dokument, agjencia humanitare ka analizuar urdhrat e Izraelit për evakuim, duke theksuar se ato nuk përputhen me ligjet e luftës dhe nuk garantojnë kalimin e sigurt për palestinezët.

Lexo më shumë  Britania kërkon që Libani të “përfshihet urgjentisht” në armëpushimin SHBA-Iran
YouTube player