KryesoreLajme

Ministri Çeku: Shqipëria duhej të ishte korrekte me Kosovën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka folur edhe një herë për bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.

“Ne si ministri nuk jemi kontaktuar asnjëherë në raportet me mundësinë e bashkë organizimit të këtij kampionati. Pra ne kemi kuptuar që një gjë e tillë po ndodhë në momentin kur është publikuar aplikimi i përbashkët i Shqipërisë me Serbinë për ta organizuar dhe për ta bashkëorganizuar këtë kampionat”, ka thënë ministri Çeku në konferencë për media pas mbledhje së Qeverisë. 

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Çeku ka thënë Kosova do t’i kishte të gjitha kapacitetet për organizimin e Evropianit me Shqipërinë. Ai ka theksuar se arsyetimi që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha se Kosova nuk i plotëson kriteret, nuk qëndron. 

“Fatkeqësisht pas kritikave që kanë marrë nga Federata e Shqipërisë është thënë se Kosovë nuk është gati me infrastrukturë. Kjo nuk qëndron. Këto fakte që prezantova sot, shumë shpejt Kosovën e bëjnë lidere në rajon për infrastrukturën e futbollit. Deri në vitin 2027 ne do t’i kishim të përfunduara mjaftueshëm stadiume që këtë kampionat ta bashkëorganizojmë me Shqipërinë mirëpo kjo gjë ka ndodhur tashmë. Nuk është mirë, besoj unë, që ka ndodhur në formën çfarë ka ndodhur. Do të duhej të paktën Shqipëria të ishte korrekte, Federata, që të vinte dhe të na pyeste në lidhje me investimet dhe me infrastrukturën tonë dhe pastaj të vepronte në një formë ose tjetrën”, është shprehur Çeku.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Kosova aktualisht nuk e ka asnjë stadium të gatshëm për një aktivitet të tillë kontinental. Por ka zotime se Kosova do të ketë stadiume moderne, që do të hapen para “Evropianit Shqipëri – Serbi”.

YouTube player