KryesoreLajme

Ndërtimi i rrugës nacionale N25/ Miratohet vendimi për shpronësim të pronave

 Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se është miratuar vendimi për shpronësim të pronave ta paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për zgjerim të rrugës nacionale N25, segmenti QMI-Lipjan.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, teksa Aliu thotë se është për interes publik.

Ministri ka paralajmëruar se së shpejti do të shpallet edhe njoftimi tenderues për ndërtimin e kësaj rruge, e cila do të shndërrohet nga dy, në katër korsi.

Lexo më shumë  Telashe për “One Albania". Aksionet e 4iG bien mbi 30%, nën hijen e Viktor Orban dhe frikës për hetime

“Nuk ka më projekte që nisnin e nuk përfundonin kurrë e as projekte që nisnin mbrapshtë e shtrohej asfalt pa shpronësim e projekt”, shkroi Aliu.

Ky është postimi i tij i plotë, në Facebook:

Miratohet Vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit:

“Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25″,  segmenti QMI – Lipjan.

Së shpejti do të shpallet edhe njoftimi për tenderim për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme, e cila sipas projektit do shëndrrohet nga dy në katër korsi.

Lexo më shumë  Kurti: Dhjetë veta në VV janë më të votuar se Abdixhiku, 4 më shumë se Hamza

Nuk ka më projekte që nisnin e nuk përfundonin kurrë e as projekte që nisnin mbrapshtë e shtrohej asfalt pa shpronësim e projekt.

Rruga Press

YouTube player