KryesoreLajme

Ministri Murati: Rritja ekonomike është përshpejtuar, sivjet pritet të arrijë 4.25%

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se rritja ekonomike në Kosovë është në performancën më të mirë dhe ka shënuar rritje, ndërsa sipas tij infacioni ka rënë.

Ministri Murati, ka thënë se për këtë vit rritja ekonomike në vend pritet të shenojë 4.25% e shtyrë nga konsumi privat dhe investimet publike më të larta.

Lexo më shumë  Haxhiu: Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, mesazh i qartë se krimet nuk mbeten pa ndëshkim

“Ekonomia e Kosovës ka vazhduar performancën e mirë. Rritja është përshpejtuar dhe inflacioni ka rënë në mënyrë rapide. Rritja ekonomike për sivjet pritet të arrijë në 4.25%, e shtyrë nga konsumi privat dhe investimet publike më të larta.”

– Pjesë nga komunikata e Fondit Monetar Ndërkombëtar, 12 nëntor 2024, ka shkruar tutje, ministri Murati në një postim në facebook.

Lexo më shumë  Marta Kos: Ka zhvillime inkurajuese sa i përket pesë shteteve mosnjohëse ndaj Kosovës
YouTube player