Shqipëria me mungesa në 3 reparte, situata në ekip përpara Ligës së Kombeve
Kuqezinjtë do të luajnë pa liderin e tyre në ndeshjet kundër Çekisë dhe Ukrainës, ndërsa situata me dëmtimet duket më e rëndë nga sa pritej. Kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të grumbullohet për shkak të një dëmtimi të pësuar me Atalantën dhe mungesës së tij do t’i shtohen edhe Manaj, Bare dhe Kumbulla, të cilët gjithashtu nuk janë në dispozicion të trajnerit Sylvinho.
Trajneri do të duhet të ndryshojë formacionin, dhe çdo vendim tani ka peshë të madhe. Ndeshja me Çekinë është vendimtare për fatin e kombëtares në Ligën e Kombeve, pasi një humbje do të zbehte shpresat për avancimin. Për të mbushur boshllëqet, tekniku ka rikthyer në ekip Jon Mersinajn, Mujën dhe Bajramin.
Mungesat do të ndihen në të gjitha repartet, përveç portës, ku si rrallëherë janë thirrur katër lojtarë: Strakosha, Kastrati, Sherri dhe Simoni. Vazhdueshmëria e këtyre mungesave ka ndikuar drejtpërdrejt në performancën e ekipit, i cili në katër sfida ka realizuar vetëm tre gola dhe ka pësuar katër – një bilanc që sfidon synimin për të arritur majat, por duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarëve, situata mbetet e hapur.
Rruga Press