KryesoreLajme

Maqedonci: Kosova e palëkundur për integrim në Traktatin e Atlantikut

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, e akredituar për Republikën e Kosovës, Jessica Blitt.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka thënë se në takim ka njoftuar Blittin për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe se kanë diskutuar për pjesëmarrjen e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Lexo më shumë  INSTAT: Ekonomia në Shqipëri rriti varësinë nga importet me 2025, prodhimi vendas humbet terren

Maqedonci ka shkruar se Kosova qëndron e palëkundur në rrugën drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

YouTube player

Lexo më shumë  Raporti i Europol ngre alarmin: Rrjeti i kartelit ekuadorian “Los Lobos” i lidhur me grupin kriminal shqiptar për trafikun e drogës në Evropë