KryesoreLajme

Rizvanolli: Janë thënë shumë të pavërteta sa i përket energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e opozitës sa u përket çmimeve me energji elektrike e po ashtu edhe subvencioneve.

Ajo, derisa ka përmendur masat që kanë ndërmarrë për t’i ndihmuar qytetarët, ka thënë se me një fond prej 11 milionë eurove, 3 mijë e 121 familje kanë investuar në investim të shtëpive për herë të parë në Kosovë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Një ndër temat që është përmendur shumë sot është rritja e subvencioneve dhe rritja e subvencioneve për entitetet publike. Dua t’i cek disa prej rezultateve shumë të prekshme për qytetarët që kanë ardhur si rezultat i rritjes së këtyre subvencioneve. Me një fond prej 11 milionë eurove, 3 mijë e 121 familje kanë investuar në investim të shtëpive për herë të parë në Kosovë. 15 milionë të tjera janë ndarë për 28 ndërtesa shumë banesore për investime që nga izolimi, dyer, dritare, kulmi, e të tjera…Sa i përket energjisë elektrike dhe subvencionimit të energjisë elektrike, u thanë aq shumë të pavërteta sa nuk po di as nga të ja filloj, si dhe për çmimin e energjisë elektrike. Sa i përket atij gjysmëmiliardëshit të subvencionimit të energjisë elektrike i keni përzier”, tha Rizvanolli.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player