KryesoreLajme

Gjykata e Romës nuk e njeh Melonin: 7 emigrantët e Gjadrit do kthehen në Itali

Drejtësia italia nuk shqetësohet aspak nga marrëveshja e nënshkruar nga kryeministrja Meloni për emigrantët

Kjo pasi Gjyakata e Romës ka vendosur të kthejë urgjentisht në Itali 7 emigrantët e Gjadrit që erdhën pak ditë më parë.

Gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës u mblodh për të vendosur mbi urdhrat e ndalimit të shtatë emigrantëve .

Ky shqyrtim vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatës që anuloi mbajtjen e 12 emigrantëve në kampet e ndërtuara në Shqipëri. Pas vendimit të gjykatës emigrantët u transferuan në një qendër pritjeje në Bari, duke u bazuar në të drejtën evropiane. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ditë më parë, 7 azilkërkues të rinj, 3 nga Egjipti dhe 5 nga Bangladeshi, u transferuan në Shqipëri në kuadër të një procedure përshpejtuese. Njëri prej tyre u rikthye në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të konstatuara pas kontrollit mjekësor.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, mbështet fuqishëm operacionin dhe ka deklaruar se qeveria italiane do të apelojë vendimet e gjykatës. “Ne jemi të bindur se gjithçka është në përputhje me ligjin evropian,” u shpreh Piantedosi.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në terren ndodhet edhe një delegacion parlamentar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet, si dhe përfaqësues të shoqatave të Tryezës së Azilit dhe Emigracionit. Ata po monitorojnë kushtet e qendrave, duke përfshirë hapësirat e banimit dhe tualetet, për të siguruar respektimin e procedurave ligjore dhe ndërkombëtare. Përfaqësuesit e delegacionit e kanë cilësuar qendrën si një “burg në ajër të hapur,” duke shprehur shqetësime të thella për kushtet e emigrantëve.

Rruga Press

YouTube player