Bota

Zelenskyy: Ukraina po lufton me 50,000 trupa në Kursk të Rusisë

 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka dislokuar rreth 50,000 trupa në Kursk, rajoni jugor rus ku Kievi nisi kundërofensiven e tij në verë. Zelenskyy tha gjithashtu se trupat ukrainase vazhdojnë të mbajnë prapa grupin armik prej gati 50,000 trupash në Kursk. 

Një zyrtar amerikan tha për CNN se Rusia ka grumbulluar një forcë të madhe prej dhjetëra mijërash përfshirë trupat e sapo ardhura të Koresë së Veriut, për të kryer një sulm ndaj pozicioneve ukrainase në Kursk. Zyrtari tha se ofensiva pritej në ditët në vijim.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ndërsa një komandant ukrainas tha se trupat e Koresë së Veriut po merrnin pjesë në operacione të drejtpërdrejta luftarake në Kursk, si dhe në operacione mbrojtëse në rajonin fqinj Belgorod të Rusisë dhe në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.

Rruga Press

YouTube player