KryesoreLajme

Kurti u takua me delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar një delegacion të Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin.

Qeveria ka njoftuar se gjatë takimit u konfirmuan vlerat e përbashkëta që Kosova dhe Asambleja Parlamentare të Frankofonisë ndajnë, sikurse janë diversiteti kulturor dhe gjuhësor, të drejtat e njeriut e solidariteti.

“Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin dhe nënvizoi fushën e filmit si fushë me potencial të bashkëpunimit, dhe mësimin e gjuhës frënge si instrument për të njohur dhe përafruar edhe më shumë popujt e dy vendeve, si dhe për të rritur mobilitetin studentëve dhe profesionistëve në shërbim të shkëmbimeve kulturore, rritjes së kompetencave dhe zhvillimit socio-ekonomik. Ai shprehu vullnetin që institucionet publike arsimore të rrisin kapacitetet e mësimit të gjuhës frënge”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Bizneset serbe pjesëmarrëse në Panairin e Prishtinës në vitin 2017 e 2018, me organizim të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Sipas njoftimit, anëtarët e delegacionit falënderuan kryeministrin për mikpritjen dhe takimin, dhe shprehën kënaqësinë që për herën e parë APF-ja zhvillon një vizitë të tillë disa ditësh në Kosovë.

Në këtë takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishte edhe Kryesuesi i Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Kosovës në APF, deputeti i Kuvendi të Kosovës, Dimal Basha dhe Sekretarja e Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Kosovës në APF, Bukurije Rukolli. Nga viti 2022, Kuvendi i Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF), dhe ka synim që të avancojë në të ardhmen drejt anëtarësimit të plotë.

Lexo më shumë  Uglanin e njofton Kurtin për betejën që partia e tij e zhvillon për Sanxhakun dhe të drejtat e njeriut

Rruga Press

YouTube player