Bota

“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve

Siguria evropiane dhe ndikimi i mundshëm i rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të jenë temë diskutimi mes kryeministrit britanik Keir Starmer dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët do të takohen këtë të hënë në Paris. Në fokus të bisedimeve do të jetë gjithashtu situata humanitare në Gaza.

Për Ukrainën, Starmer dhe Macron do të diskutojnë mënyrat për të mbështetur forcat ukrainase, duke siguruar që ato të jenë në pozitat më të mira të mundshme përballë dimrit të ardhshëm dhe mundësinë e përdorimit të raketave me rreze të gjatë Storm Shadow në territorin rus.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Takimi i tyre vjen në një kohë kur rikthimi i Trump ka shkaktuar “ethe” në Evropë. Ish-presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht ndihmat ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe ka premtuar se do të mbyllë luftën brenda një dite. Gjatë fundjavës, Ëashington Post raportoi se Trump ka komunikuar me presidentin rus Vladimir Putin, duke i kërkuar që ai të mos përshkallëzojë më tej luftën, por Kremlini ka mohuar ekzistencën e një telefonate.

Në axhendën e diskutimeve të Macron dhe Starmer do të jetë gjithashtu paralajmërimi i Trump për vendosjen e një tarife prej 20% për importet në SHBA. Disa ekonomistë kanë paralajmëruar për ndikimin global të këtyre tarifave, me parashikimin e një goditjeje të mundshme prej 22 miliardë paundësh në eksportet e Mbretërisë së Bashkuar.

YouTube player