KryesoreLajme

Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familje

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë para deputetëve se buxheti për vitin 2025 është rritur për rreth 9% më i lartë se viti i kaluar.

“Kam nderin të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e qon mandatin deri në fund. Buxheti për vitin është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro. 9% më i lartë se i vitit 2024. Ky buxhet për vitin 2025, është buxhet për familje. Asnjë qeveri nuk ka mbështetur si ne familjet”, tha ai.

Lexo më shumë  Pse Grenell nuk kishte vërtet shans të bëhej Sekretar i Shtetit

Tutje, kryeministri u shpreh se “Kaluam shumë sfida globale dhe të brendshme, por për dallim nga të tjetër u siguruam që buxheti të orientohet aty ku kthimi ishte më i lartë”.

Kurti tha janë siguruar që buxheti të rritet nga viti në vit.

“Jemi qeveria me numrin më të madh të personave të punësuar. Edhe pse u ballafaquam me kriza globale, në qeverisjet e kaluara edhe kriza e jashtme e ndikonte rritjen ekonomike”, potencoi ai.

Lexo më shumë  Ambasada britanike i dhuron katër dronë donacion Policisë së Kosovës
YouTube player