Bota

35-vjetori i rënies së Murit të Berlinit: Momenti historik dhe ngjarja që ndryshoi botën

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka kujtuar rënien e Murit të Berlinit në 35-vjetorin e kësaj ngjarje.

Këtë moment, Ajeti e quan historik për Gjermaninë dhe Evropën.

“9 nëntori 1989 mbetet një simbol i vullnetit të pandalshëm për liri dhe unitet, që tejkalon çdo pengesë të mundshme.  Një ngjarje që ndryshoi botën, një triumf i lirisë që hapi rrugën e ribashkimit të Gjermanisë pas 41 vitesh ndarje”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Ai shton se ky zhvillim ishte një inspirim edhe për qytetarët e Kosovës, duke dëshmuar se rruga drejt çlirimit dhe lirisë është e pandalshme.

Rruga Press

YouTube player