KryesoreLajme

A ishte ish-kryeshefi i KPM-së në konflikt interesi në raport me Devollët kur u vendos për rastin e “Art Motion”? KPM-ja dhe anëtarët e saj nuk përgjigjen

Vitin e kaluar KosovaNews në një seri hulumtimesh ekskluzive pati raportuar gjërësisht për skandalin në lidhje me pronësinë e operatorit kabllor “ArtMotion” dhe të televizionit “Klan Kosova”.

Sikurse të mos mjaftonte kjo, vetëm disa ditë pas rastit të Banjkës, më 27 shtator 2023, në kabllorin “ArtMotion” dhe në tjerë kabllorë, të cilët nga “ArtMotion” e blejnë programacionin e “ArenaSport” të Telekom Serbia, u shfaq diçka që do te trondiste opinionin kosovar.

Në një pauzë në mes të dy pjesëve të një ndeshjeje futbollisitke, me dublim në serbisht (“ArenaSport” i transmeton ndeshjet vetëm në një gjuhë) publikut kosovar ju trasmetua në spot “homazh”, një në të cilin në mënyrën më makabre glorifikoheshin terroristët e rastin “Banjska”.

Publikut kosovar, mëse 250.000 amëvisërive e bizneseve kosovare, nëpërmjet këtij programacioni ju shfaq kumti makabër: “Do t’ë mbajmë në mend” dhe parulla tjera që sugjeronin në hakmarrje. Kësi soj në këtë sport glorifikoheshin terroristët të cilët më 24 shtator 2023 vranë rreshterin Afrim Bunjaku , sot Hero i Kosovës dhe plagosën dy pjestarë të policisë. Policia e Kosovës, e cila edhe atë ditë, si çdo ditë tjetër, po e ushtronte të drejtën dhe obligimin e saj ligjor – ruajtjen dhe garantimin e rendit e qetësistë publike e mbojtjen e ligjshmërisë e të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Veprimet e Policisë ishtin profesionale, me përdorim proporcional të fuqisë së zjarrit e mbi të gjitha humane.

Opinioni kosovar u shokua! Ishim mësuar me çka na nxjerrte në ekran, në kanalet serbe, makineria propagandistike e diktatorit Vuçiq. Por, askush nuk e priste se në ekranet tona do të shfaqeshin përmbajtje ku glorifikohen terroristët e bëhet thirrje publike “për të mbajtur në mend” dhe për “hakmarrje”.

Dy ditë pas këtij skandali pas presioneve të opinionit Komisioni i Pavarur për Media (KPM) u mblodh për të diskutuar për çështjen dhe mori vendim që t’i pezullojë përkohësisht kanalet e Arena Sport duke paralajmëruar masa të ashpra për operatorin “Art Motion”!

Gjatë kësaj mledhjeje deputetët e Vetëvendosjes akuzuan ashpër anëtarët e KPM-së se po e amnistonin operatorin kabllor Art Motion pas gjithë këtyre skandaleve madje pati akuza që anëtarët e KPM e kishin takuar Kushtrim Gojanin në zyren e tij, pas orarit të punës, gjë që e kishin pranuar edhe vet ata.

Por kjo masë e “ashpër” për KPM-në rezultoi me një qortim që ia bëri kompanisë “Art Motion” madje duke mos i shqiptuar asnjë gjobë qoftë edhe simbolike. Kryetari i bordit të KPM-së Jeton Mehmetaj para Komisionit Parlamentar për Media mos marrjen e masave e arsyetoj duke thënë se operatorët Art Motion dhe Arena Sport kanë kërkuar falje dhe se ka premtuar se nuk do ta përsërisin më gabimin.  Mirëpo megjithë insistimin e deputetëve të Vetëvendosjes kryetari i bordit të KPM-së nuk e prezantoi asnjë dokument ku operatorët në fjalë kishin kërkuar falje publike për skandalin.

KosovaNews,ndërkohë, raportoj edhe për skandarin e radhës, se “ArtMotion”, përkatësisht “pronari” i saj, Kushtrim Gojani nga “Djakovica, Srbija” kishte hapur një kompani në Novi Sad të Serbisë, po me emrin “ArtMotion”, konkretisht “ARTMOTION PLATFORMA DOO NOVI SAD” dhe për të njejtën ishte paisur me liçencë nga rregullatori serb për media – REM-i (“KPM-ja e Serbisë).

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

 Për, si u bë që operatori “Art Motion” megjithë skandalet shpëtoi pa një therrë në këmbë nga KPM-ja?

Nga një burim i besuar i KosovaNews brenda KPM-së  kemi pranuar një sinjalizim se ud. Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, z. Fakuk Rexha, mund të jetë në konflikt të interesit për sa i përket detyrës së tij dhe faktit që bashkëshortja e tij, si dhe vëllau e kunata (gruaja e vëllaut) i punojnë dhe/ose kanë pozita menaxheriale në kompanitë të Devollëve. Në ArtMotion, Devolli Corporation e Devolli Logistics, përkatësisht në Kosovë e në Gjermani.

Kosovanews i ka dërguar pytje kryeshefit të deritanishëm KPM-së  z. Faruk Rexhajt për ta pyetur në lidhje me gjetjet tona dhe se a e ka njoftuar Agjensinë  për Parandalim të Korrupcionit(APK) kur e ka marrë detyrën si kryeshef i KPM-së për konflikt të mundshëm interesi pasiqë gruaja e tij punon në “Art Motion”.

Në një përgjigje me shkrim që kemi marr nga z. Rexhaj ai ka konfirmuar se gruaja e tij punon në kompaninë Art Motion për këtë ai thotë se ka njoftuar APK-në dhe ka marrë një opinion ligjor nga ana e saj.

Bashkshortja ime punon në ARTMOTION për rreth 7 vjet. Pas marrjes së pozitës në KPM, kam kërkuar interpretim nga AKK lidhur me  konflikt të mundshëm të interesit. Interpretimi është bashkangjitur për referencë. Puna ime ne institucion eshte bazuar ne ligjin e KPM-së dhe ne rregulloret e KPM-së, konformë detyrave dhe pergjegjesive qe i percakton ligji i KPM-së

Thuhet në përgjigjen e z. Rexhaj duke ia bashkangjitur edhe interpretimin e APK-së.

Ud.Kreyshefi ekzekutiv kishte kërkuar interpretim ligjor nga APK-së se a paraqet konflikt interesi pozita e tij si kryeshef i KPM-së pasiqë gruaja e tij punon në “Art Motion”.

Në interpretimin e APK-së të datës 30.07.21 të cilën ia kishte dërguar z. Rexhaj ndër të tjera thuhet se:

 ”Sa i përket pyetjes tuaj konkrete, Ligji për Parandalimin e Konfliktit te Interesit nuk parasheh ndonjë ndalesë sa i përket situatës së përshkruar nga ana e juaj, megjithatë i njëjti ligj ka përcaktuar disa veprime të ndaluara për zyrtarin, të cilat gjithnjë duhet të kihen parasysh. Rrjedhimisht, gjatë ushtrimit të funksionit publik duhet të veproni në përpikmëri me veprimet e ndaluara për zyrtarin, të cilat janë përcaktuar me paragrafin 1 te nenit 9 të Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Për situata të tilla, gjithsesi duhet të keni parasysh edhe rregullativën e brendshme ligjore të institucionit tuaj, lidhur me konfliktin e interesit. Respektivisht, bashkë me autoritetin përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesit në institucionin tuaj, ta shqyrtoni nëse me ligj apo ndonjë akt nënligjor parashihet ndonjë ndalesë apo kufizim për sa i përket ushtrimit të pozitës se Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv ë Komisionit të Pavarur te Mediave dhe pozitës së bashkëshortes suaj në Kompaninë “Artmotion”, e cila kompani është licencuar nga Komisioni Pavarur i Mediave, për ushtrimin e veprimtarisë së saje”

Pas marrjes së kësaj përgjigje nga z. Rexhaj KosovaNews i ka dërguar përsëri pyetje përsëri se a e ka njoftuar institucionin se ku punon sipas udhëzimeve të APK-së për konflikt të mundshëm interesi pasiqë graja e tij punon në “Art Motion”?
Në përgjigjen e dhënë me 14 tetor Rexhaj ka thënë se që nga 25 shtatori nuk e ushtron detyrën e kryeshefit të KPM-së ndërsa sa i përket konfliktit të mundshëm të interesit ka thënë se ud.Kryeshefi Ekzekutiv nuk ka të drejtë vendimmarrje:

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Fillimisht me lejoni te ju njoftoj se nga data 25 shtator të këtij viti, duke u bazuar ne ligjin për zyrtaret publik, KPM ka bërë ndryshimin e UD të Kryeshefit Ekzekutiv, rrjedhimisht qe nga kjo datë nuk e ushtroj këtë pozitë. Sa i përket pyetjes tjetër, me ligjin e KPM-së UD I Kryeshefit Ekzekutiv nuk ka te drejt vendimmarrje, detyrat dhe përgjegjësit qe I përcakton ligji i KPM-së Kryeshefin Ekzekutiv e ngarkojnë me menaxhimin e stafit ekzekutiv dhe buxhetin e KPM-së, vendimmarrja ne te gjitha rastet i takon komisionit”

KosovaNews i ka dërguar pyetje Komisionit të Pavarur për Media dhe të gjithë anëtarëve të KPM-së duke i pyetur se a kanë qenë në dijeni dhe a i ka njoftuar paraprakisht z. Rexhaj kjo sipas udhëzimeve të APK-së se mund të jetë në konflikt potencial interesi kur është diskutuar dhe marrë vendim për çështjen e “Art Motion”?
Kanë kaluar më shumë se një muaj, as KPM-ja si institucion e asnjë nga anëtarët e saj nuk kanë kthyer përgjigje…

Lidhjet familjare të  ish-kryeshefit të KPM-së me kompanitë e Devollëve

Sipas sinjalizuesit tonë anonim, z. Azem Rexha, vëllau i z. Faruk Rexhajt, ish-kreut të KPM-së është i punësuar tek kompani Devolli Logistics në Kosovë, si dhe bashkë me gruan e tij, znj. Armonda Rexhajn, figurojnë në pozicione të ndryshme në së paku një kompani  të Devollëve në Gjermani, kompaninë SHONID Holding GmbH dhe entietet e lidhura me të.

Në këtë artikull do të fokusohem në mundësitë që kjo lidhje e vëllaut të ish-kryeshefit të KPM-së me Devollët të ketë ndikuar në qëndrimin e vëllaut të tij Farukut, në cilësinë e kapacitetin e kreut të KPM karshi ArtMotion, Klan Kosova, e tjerë kabllorë e medie në pronësi të Devollëve e të lidhura me Devollët.

Në vazhdim do të hulumtojmë lidhjet në mes të Azem Rexhës  dhe Devollëve në lidhje me pozitat që ky i ka pasur tek Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale, përkatësisht investimeve të firmave të Devollëve të regjistruara në Gjermani në këtë industri në Kosovë.

Në dokumentet e nxierra nga autoritetet gjermane kompania  “SHONID Holding GmbH” dhe “Devolli Logistics GmbH”,janë në pronësi të Shkëlqim Devollit. Përfaqësues i autorizuar i kompanisë “Devolli Logistics GmbH” figuron Robert Muharremi i cili në vitin 2018 i ishte bashkangjitur PDK-së ku ish-kryetari i saj Kadri Veseli e kishte paraqitur si kuadër profesional të “Fillimit të Ri”.

Në dokumentet e nxierra nga autoritetet gjermane kompania  “SHONID Holding GmbH” dhe “Devolli Logistics GmbH”,janë në pronësi të Shkëlqim Devollit. Përfaqësues i autorizuar i kompanisë “Devolli Logistics GmbH” figuron Robert Muharremi i cili në vitin 2018 i ishte bashkangjitur PDK-së ku ish-kryetari i saj Kadri Veseli e kishte paraqitur si kuadër profesional të “Fillimit të Ri”.

SHONID Holding GmbH

https://www.northdata.com/SHONID%20Holding%20GmbH,%20D%C3%BCsseldorf/HRB%2091338

KosovaNews i ka dërguar pyetje z. Azem Rexhaj për t’i shpjeguar lidhjet e tij me Devollët dhe kompanitë e tyre mirëpo as pas më shumë se një muaji nuk kemi marrë përgjigje. /kosovanews/

YouTube player