KryesoreLajme

Arrestohet kryetarja e degës së AAK-së/ Drejtoresha e Komunës së Kaçanikut, së bashku me djalin e saj u morën shuma të mëdha kandidatëve për patent shofer

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, dje arrestoi  dy persona nën dyshimet për pranim ryshfeti dhe falsifikim me dokumente.

Sipas njoftimint të  policisë personat e dyshuar janë pronarë dhe përgjegjës në një autoshkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash nga kandidatë të ndryshëm, për t’ia mundësuar marrjen e patentë shoferit për kategorinë B dhe C, pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse.

KosovaNews merr vesh se personat e arrestuar me inicianelet H.S, dhe E.S. janë Hafize Sallahu dhe djali i saj  Edison Sallah, pronarë të ‘Autoshkolla Tony’.  

Hafize Sallahu  është drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Kaçanikut e cila udhëhiqet nga Besim Iliazi i PDK-së

Lexo më shumë  A ishte ish-kryeshefi i KPM-së në konflikt interesi në raport me Devollët kur u vendos për rastin e “Art Motion”? KPM-ja dhe anëtarët e saj nuk përgjigjen

Njëkohësisht  Sallahu është edhe kryetare e degës së AAK-së në Komunën e Kaçanikut,këtë pozitë e kishte marrë me datë 1 qershor të vitit 2021.

Në prezantimin e saj kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kishte thur fjalë miradie për të duke e paraqitur si një biznismene të shkolluar dhe profesionale.

“Znj. Sallahu ka arsimim të lartë në Shkencat e Komunikacionit dhe udhëheq biznes të suksesshëm në fushën e ekspertizës së saj” kishte shkruar Haradinaj në facebook.

E arrestuara për pranim ryshfeti dhe falsifikim me dokumente në profilin e saj në facebook ka paraqitur shumë aktivitete të AAK-së duke shpërndar foto edhe me udhëheqësit kryesor të kësaj partie si dhe me kryetarin e Kaçanikut Besim Iliazi.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Franca zotohen për bashkëpunim më të ngushtë pas fitores së Trumpit

Në informacionet zyrtare të policisë , Hafize Sallahu së bashku me djalin e saj kanë marrë para nga kandidatët për t’ua mundësuar marrjen e patentë shoferit pa iu nënshtruar testit teorik dhe testit praktik të vozitjes. E për të mos mbaruar me kaq, dyshohet se  janë nxjerrë certifikata mjekësore dhe vërtetime për aftësitë e kandidatëve, edhe pse të njëjtit nuk kanë kryer kontrollet mjekësore.

Procesi hetimor i zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, me aplikimin edhe të masave të fshehta, zbuloi se dy përgjegjësit e kësaj autoshkolle

Sipas burimeve të KosovaNews  dy të dyshuarit kanë pranuar shuma të ndryshme deri në 1200 euro nga kandidatët që kanë aplikuar për kategoritë e patent shoferëve B dhe C. /kosovanews/

YouTube player