KryesoreLajme

Muja thotë se ata që duan ndarjen e Kosovës janë në PDK e LDK, e jo në administratën Trump

Duke folur për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi pas ardhjes së presidentit Donald Trump në krye të Amerikës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se presioni do të bie mbi Serbinë.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve , Muja për rtv21 thotë se ata që e duan një gjë të tillë janë në PDK e LDK, e jo në administratën e Trump.

Lexo më shumë  Ministri Sveçla pret në takim ambasadoren e Hollandës, diskutojnë për sundimin e rendit dhe ligjit

”Propozuesit e kësaj ide janë ende në Kosovë, dhe pastaj gënjejnë sikur kjo po rikthehet, por në fakt janë këtu çdo ditë i ke në studio televizive, në kushte normale po të kishte rend dhe ligj këta do të duhej të procedoheshin, por këta i ke në studio televizive i kemi parë dikush do me i dhanë do fshatra dikush një pjesë më të madhe të territorit, ideja për me ja shtri qafen Serbisë është goxha e moçme, nuk e ka administrata amerikane por është ideja autentike e tyre, këto ide ata i kanë sjellë janë në studio televizive, i ke kryesisht në PDK dhe LDK”, tha Muja.

Lexo më shumë  Votuesit pa arsim të lartë i dhanë fitoren Trumpit
YouTube player