Start fantastik i sezonit, Ismajli vlerësohet si mbrojtësi më i mirë në Serie A
Ardian Ismajli po kalon ndoshta nisjen e sezonit më të mirë të karrierës së tij deri më tani.
Qendërmbrojtësi i Empolit, ka qenë shpesh herë në këto 11 javë të para, ndër më të mirët e sfidës, teksa forma e tij shumë e mirë, ka bërë që në mënyrë surprizuese mbrojtja e Empolit, të jetë një na më të spikaturat në Serie A.
Forma shumë pozitive që Ismajli po kalon, ka rënë në sy të shumë klubeve evropiane, mbi të gjitha Inter dhe Juventus, kanë nisur garën mes tyre në merkato për të, sipas mediave italiane.
Por jo vetëm kaq, sipas faqes së mirënjohur italiane, Tuttomercatoweb, Ardian Ismajli, është përzgjedhur si mbrojtësi më i mirë i 11 javëve të para në Serinë A.
Ky klasifikim është bërë bazuar mbi vlerësimet e Ismajlit, ndeshje pas ndeshje, që kanë bërë që ai renditet edhe përpara mbrojtësve të Interit, dyshes Dimarco, Bastoni, si dhe Buongiornon e Napolit, që janë nga 3 mbrojtësit më në zë në Itali për momentin.
Rruga Press