KryesoreLajme

Dogana e Kosovës grumbullon mbi 1.5 miliard euro të ardhura

Dogana e Kosovës njofton se fillimi i muajit nëntor shënoi ‘një arritje historike për Doganën’, pasi janë mbledhur mbi 1.5 miliardë euro të ardhura. Për Doganën, kjo shifër përfaqëson një rritje të dukshme prej 10.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Propaganda e qeverisë do t’iu kushtojë taksapaguesve 149 mln lekë në vitin 2025

Më tej thuhet se Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Rruga Press

YouTube player