KryesoreLajme

Konjufca priti zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, e falënderon për donacionin në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Xavier Bettel.

Duke e falënderuar për vizitën, kryetari Konjufca tha se Kosova është gjithmonë e angazhuar për thellimin e bashkëpunimit me Luksemburgun, mbështetja dhe kontributi i të cilit ka qenë gjithmonë i pranishëm në drejtim të vendit tonë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Kryetari Konjufca dhe zëvendëskryeministri Bettel vizituan edhe ambientet e sallës plenare, për ta prezantuar nga afër këtë të fundit me ndryshimet e reja në sistemin modern të votimit elektronik, që u mundësua si donacion i Luksemburgut.

“Kryekuvendari Konjufca e falënderoi Xavier Bettel për këtë projekt, që sjell një ndryshim me ndikim tejet pozitiv në rritje të efikasitetit, transparencës dhe funksionalitetit përgjatë zhvillimit të seancave plenare dhe parlamentarizmit në përgjithësi në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e zyrës së Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player