KryesoreLajme

Nagavci: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës. Krahas politikave arsimore, po përmirësojmë edhe infrastrukturën shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet qeverisës.

E krahas politikave arsimore, Nagvaci thotë se po përmirësohet edhe infrastruktura shkollore.

“Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës. Krahas politikave arsimore, po përmirësojmë edhe infrastrukturën shkollore. Përuruam sot sallën e Edukatës Fizike në SHFMU “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë me sipërfaqe 400m². Vlera e kontratës për ndërtimin e kësaj salle është 235,226.55 euro si dhe 60 mijë euro për pajisje sportive.  Si Ministri po punojmë me shumë përkushtim në mënyrë që të përmirësojmë gjendjen në arsim në të gjitha nivelet”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Këtë projekt e finalizuam brenda 1 viti, kërkesë e kahmotshme kjo e shkollës. Vazhdojmë..”.

Rruga Press

YouTube player