KryesoreLajme

Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë memorandum për mbështetjen e sektorit privat

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Luksemburgut kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi të hënën, i përbërë nga dy fonde për mbështetjen e sektorit privat.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se fondet synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të promovuar inovacionin dhe për të përshpejtuar arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se për katër vjetët e fundit, Kosova e Luksemburgu kanë qenë më pranë njëra-tjetrës, duke shtuar se shkëmbimet janë të rëndësishme.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Shkëmbimet mes nesh dhe ndërlidhja mes kompanive të dy vendeve tona janë të rëndësishme për avancimin edhe më tej të raporteve mes Kosovës dhe Luksemburgut. Tek Kosova ju do të gjeni përherë një shtet partner, për të lëvizur bashkë drejt një ekonomie në rritje. Të kujdesemi që ta shfrytëzojmë në plotni potencialin që ofrohet nga ky bashkëpunim i yni drejt ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët tanë”, është shprehur Bislimi, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ndërsa, homologu i Bislimit, Xavier Bettel, ka deklaruar se me Kosovën ka një besim reciprok.

Rruga Press

YouTube player