KryesoreLajme

Zëvendëskryeministri i Luksemburgut premton 25 milionë euro investime në Kosovë

Zëvendëskryeministri njëherit ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Luksemburgut,  Xavier Bettel në konferencën e përbashkët me ministren Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka vuajtur shumë nga vendimet e marra nga të tjerët dhe se ajo e meriton të jetë storie suksesi.

Bettel ka potencuar se synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdo lloj lufte në Ballkan.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime që do të këto projekte kreative e në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, ka thënë mes tjerash ai.

Ai ka shtuar se ky rajon ka vuajtur mjaft për vendimet që janë marrë nga të tjerë dhe ju e dini se unë do të kem përgjegjësinë edhe të Komitetit në Këshill të Evropës ku ju së bashku do të punoni për t’i dhënë Kosovës vendin që meriton dhe respektin që meriton dhe gjithashtu mundësinë për të qenë një storie suksesi siç e meriton.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Për të qenë anëtar i BE-së është rrugë e gjatë për t’u kaluar”, ka shtuar Bettel.

Rruga Press

YouTube player