KryesoreLajme

Murati, Abdixhikut për koeficientin 150: Humor i pashije – rritja e pagave bëhet veç sa është rritur ekonomia

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka premtuar se në javën e parë të qeverisjes së tij, koeficienti i pagave do të jetë 150 euro.

Murati tha se Neni 22/C i Ligjit për Financa Publike, që sipas tij, është miratuar në vitin 2016 në kuadër të programit që Qeveria Mustafa kishte me FMN-në asokohe, e përcakton që rritja e pagave në një vit fiskal nuk mund të tejkalojë rritjen ekonomike.

Lexo më shumë  Nxënësja e “Fan Nolit” në Tiranë: Në shkollë hyjnë me thika dhe shesin mend!  Mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim 

“Prandaj edhe premtimet për koeficientë 150 euro s’ka se si të konsiderohen ndryshe përveç se si humor i pashije. Sepse rritja e pagave mund të bëhet vetëm aq sa është rritur ekonomia, jo më shumë. Kjo është e përcaktuar qartë në ligj”.

“Fati e do që me qeverisjen tonë për këto 4 vite kemi pasur rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila na ka mundësuar që pagat t’i rrisim për 3 vite radhazi, prejse ka hyrë në fuqi ligji i pagave”, tha Murati.

Më tej, Murati tha se “fakti se ekonomistët e LDK-së” po garojnë me ide e premtime sikurse “ato të AAK-së, tregon se ku është katandisur kjo parti”.

“Lumiri së paku e ka mundësinë të konsultohet me Deputetin Hoti, i cili ka qenë edhe Ministër i Financave në kohën kur Neni 22/C i Ligjit për Financa Publike ishte miratuar”, tha Murati.

Rruga Press

YouTube player