KryesoreOpinion/Aktualitet

Ja pse opozita në Kosovë i jep zjarr çështjes së pagave

Shkruan Xhevdet Pozhari

Nëse doni ta dini pse opozita i jep zjarr çështjes së pagave. Qe një shpjegim i shkurtë.

● Para se të vinte kjo Qeveri, një mësues e kishte pagën 421 euro. Në fund të mandatit të kësaj Qeverie do ta ketë 726 euro.

305 euro më shumë.

Lexo më shumë  Kurti viziton një nga depot e armatimit të FSK-së: Armatimi modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

● Paga e një polici të lartë ishte 392 euro. I njëjti do ta ketë 759 euro.

367 euro më shumë.

● Një mjek specialist paguhej 659 euro. Do të paguhet 1 mijë 430 euro.

771 euro më shumë.

● Paga minimale ishte 170 euro. Me këtë Qeveri u dyfishua, u bë 350 euro.

Krejt këto rritje të pagave kanë ndodhur në rrethanat më të jashtëzakonshme ekonomike, shkaku i periudhës së pas pandemisë.

Lexo më shumë  Policia në Zubin-Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Ata që sot janë në opozitë e dikur ishin në pushtet e kishin mundësinë ta bënin në rrethana shumë më të favorshme. Nuk e bënë. Në vend të kësaj, tentonin t’ia rrisnin privilegjet veç vetvetes. Prandaj sot llomotitin.

YouTube player