KryesoreLajme

Kurti: Investimet e huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit rriten rreth 170 për qind

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u prit nga Këshilltari Federal i Zvicrës dhe Kryesuesi i Departamentit për Çështje Ekonomike, të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe theksoi rëndësinë e thellimit edhe më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti shtoi se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar po shtohet çdo vit, gjersa niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit është rritur për rreth 170%.

Lexo më shumë  VOA: Shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve në Shqipëri

Ndërkaq, nënvizoi edhe rritjen e eksporteve nga Kosova drejt Zvicrës, ku në të njëjtën periudhë kohore, sipas tij eksportet janë gati dyfishuar dhe përfshijnë një shumëllojshmëri produktesh si metale, produkte minerale, ushqime, plastikë, gomë, makineri, pajisje, materiale elektrike dhe tekstile.“Në takim u theksua fakti se Kosova ka arritur Marrëveshjeve për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, pjesë e së cilës është edhe Zvicra. Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me vendet EFTA-n, duke shtuar kështu korpusin e mundësive për shkëmbime dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu e quan të pazakontë vonesën e Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e ligjeve

Rruga Press

YouTube player