“Cancelled”, Dafina Zeqiri u bashkohet grupit të artistëve që bojkotojnë koncertin e Bregovic
Në një postim në Instastory, Zeqiri ka postuar një foto me mbishkrimin “Cancelled”.
Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri i është bashkuar grupit të artistëve që kanë refuzuar të jenë pjesë e koncertit ku do të këndojë këngëtari serb Goran Bregoviç. Në një postim në Instastory, Zeqiri ka postuar një foto me mbishkrimin “Cancelled” (Anuluar).
Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.
Kush është Goran Bregoviç?
Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve./dosja/