KryesoreLajme

Ministrja Rizvanolli njofton se do të investojnë në 22 banesa sociale në dhjetë komuna të Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se do të investojnë në banesat sociale, ku jetojnë familjet në nevojë.

Investimet do të bëhen në Prishtinë, Skenderaj, Klinë, Drenas, Gjilan, Viti, Kamenicë, Obiliq, Istog, Malishevë.

“785 familje në nevojë (rreth 3,400 qytetarë) do të kenë kushte më të mira jetese pasi 22 banesa sociale ku jetojnë, përmes investimit prej 5.5 milionë euro do të kenë: Izolimin e kulmit; Izolimin e mureve; Dyer e dritare të reja; Sistemin e ngrohjes për secilën familje; Renovimin e hyrjeve; Sistemin e interfonisë dhe masat për mbrojtje kundër zjarrit dhe detektorët e tymit”, thuhet në njoftimin e bërë nga ministrja.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Tutje, ajo ka shtuar se “nga të gjitha projektet e investimet që janë bërë gjatë këtij mandati, e që po nisim këtë mandat që të bëhen përgjatë viteve në sektorin e energjisë, për mua ky është më i veçanti sepse prek direkt shtresat e cenueshme të shoqërisë – të cilat kurrë më herët nuk janë trajtuar me kujdesin e duhur”.  

Lexo më shumë  FSK, pilotët amerikanë dhe ushtarët gjermanë në stërvitje të përbashkët

Rruga Press

YouTube player