Bota

Gratë dominojnë votimet e hershme në SHBA – çka do të thotë kjo për Trumpin

Gratë po dominojnë votimin e hershëm në zgjedhjet e vitit 2024 deri tani, duke shkaktuar shqetësim midis disa aleatëve të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Gratë po tejkalojnë burrat në votime në nivel kombëtar dhe në të gjitha shtatë shtetet kyçe, sipas monitorit të NBC News për votimet e hershme. Nga mbi 58 milionë vota me postë dhe votime të hershme të hedhura në rang kombëtar, 54 për qind janë hedhur nga gratë dhe 44 për qind nga burrat.

Në shtetet vendimtare si Pennsylvania, Michigan, Georgia dhe North Carolina, ka një hendek prej të paktën 10 pikësh midis burrave dhe grave në votimet e hershme, shkruan newsweek.

Hendeku gjinor është më i gjerë në Pennsylvania, ku, deri në orën 02:00, me orën lokale të së enjtes, gratë përbënin rreth 56 për qind të votës së hershme dhe burrat rreth 43 për qind.

Lexo më shumë  Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit sinjalizojnë se “puna” e tyre në Gaza dhe Liban ka përfunduar – a do t’i dëgjojë Netanyahu?

Pennsylvania, shteti më i madh vendimtar, është kyç si për zëvendëspresidenten, Kamala Harris ashtu edhe për Trumpin, dhe të dy kanë bërë më shumë fushatë në këtë shtet sesa në ndonjë tjetër pasi sondazhet tregojnë një garë të ngushtë në ditët e fundit të fushatës, shkruan newsweek.

Ndërsa nuk dihet se si kanë votuar gratë që kanë hedhur votën e hershme, të dhënat po shqetësojnë mbështetësit e Trumpit, të cilët kanë frikë se kjo mund të tregojë se ai nuk do të mund të fitojë në muajin nëntor.

“Vota e hershme kanë qenë në mënyrë disproporcionale femërore. Nëse burrat qëndrojnë në shtëpi, Kamala bëhet presidente. Është kaq e thjeshtë”, shkroi Charlie Kirk, themeluesi i organizatës Turning Point, e cila është bërë një aleate e fuqishme e fushatës së Trumpit.

Lexo më shumë  Koreja e Veriut kryen provë të raketës balistike ndërkontinentale

Harris e ka vendosur mbrojtjen e të drejtave për abort si një nga çështjet kryesore të fushatës së saj – një çështje që është bërë një problem për republikanët në zgjedhje – dhe ka synuar gratë e të gjitha racave dhe arsimimeve, duke përfshirë gratë republikane të pakënaqura me ish-presidentin.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo statistikë është vetëm në dobi të Harrisit, pasi Trump ka pasur sukses me thirrjet e fundit që republikanët të hedhin votat përpara Ditës së Zgjedhjeve, pasi më parë kritikonte të gjitha format e votimit të hershëm.

Më shumë republikanë të regjistruar sesa demokratë kanë hedhur votat e tyre me postë në shtetet kyçe të Nevadës, Arizonës, Karolinës së Veriut dhe Georgias që nga e enjtja e hershme, megjithëse demokratët po tejkalojnë republikanët në Pensilvani dhe Michigan.

YouTube player