KryesoreLajme

Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori turk diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, gjatë një takimi të enjten i theksoi ambasadorit turk, Sabri Tunç Angili, rëndësinë e bashkëpunimit.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në Kosovë.

Takimi i komandantit me ambasadorin është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

“Gjatë takimit u bisedua për trendët e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s”.

Lexo më shumë  Washington Post: Opozita shqiptare bllokon rrugët në mbarë vendin

“Gjeneralmajor Enriko Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Komandanti i ri i KFOR-it gjatë muajit tetor është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me të cilët çështje diskutimi e ka pasur situatën e sigurisë.

Lexo më shumë  Gërvalla në KS të OKB-së shfaq fotografinë e Gjuriqit duke pirë kafe me kriminelin Radoiçiq

Gjeneralmajori italian, Enrico Barduani, ka marrë komandën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 11 tetor në një ceremoni të organizuar në Kampin Film City në Prishtinë.

Barduani-t i është dorëzuar komanda nga gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, i cili zyrtarisht ka përfunduar mandatin e tij në krye të forcave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player