Ministrja Rizvanolli: Progresi i dukshëm në sektorin e energjisë në raportin e Komisionit Evropian për vendin
Në raportin e progresit për Kosovën, të publikuar dje nga Komisioni Evropian, mes të tjerash u dha vlerësimi edhe për progresin e bërë në sektorin e energjisë, për vitin 2024.
Sipas raportit, në këtë sektor u bë progres i dukshëm, sidomos në faturimin e energjisë elektrike në komunat veriore.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka listuar pikat kryesore që kanë ndikuar në vlerësimin pozitiv për Kosovën, në këtë sektor.
Krahas faturimit të energjisë në veri, në raport është vlerësuar pozitivisht bashkimi i tregjeve të energjisë me Shqipërinë, rritja e sigurisë së furnizimit, suksesi i ankandit të parë për energji dhe miratimi i Ligjit për BRE-në.
Pozitivisht është vlerësuar edhe progresi në masat e efiçiencës për familje dhe biznese, që është një tjetër faktor ndikues në përafrimin e vlerave me BE-në, vlera këto që mundësojnë anëtarësimin.
Rruga Press