Bota

Presidentja e Gjeorgjisë thirret për dëshmi në hetimin për manipulimin e zgjedhjeve

Prokurorët gjeorgjianë e kanë thirrur presidenten e vendit, Salome Zurabishvili për të dëshmuar në lidhje me dyshimet për manipulime në zgjedhjet e 26 tetorit, të cilat i fitoi partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Kjo thirrje vjen në kuadër të një hetimi që po zhvillohet mbi akuzat për shkelje të rënda gjatë procesit zgjedhor.

Lexo më shumë  Avioni turk pa pilot, Bayraktar "Kizilema" bën histori, godet objektivin e parë me raketë ajër-ajër

Presidentja Zurabishvili dhe opozita kanë insistuar se ka pasur shkelje të mëdha gjatë zgjedhjeve, duke e vënë në dyshim legjitimitetin e rezultatit.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden shprehu shqetësimin e tij për regresin demokratik në Gjeorgji, duke bërë thirrje për një hetim transparent mbi dyshimet për “vjedhje” votash.

Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, shpalli fitoren me pothuajse 54% të votave, çka ka nxitur mijëra qytetarë të protestojnë kundër rezultatit, duke akuzuar partinë për manipulime të ngjashme me ato të stilit rus.

Lexo më shumë  Serbia me 98 sulme, Rusia me 48 gazetarë të arrestuar, ndërsa Kina me rekord botëror – liria e medias në pikë kritike
YouTube player