Lajme

Ministri Sveçla takohet me Sarrazin, diskutojnë për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ku theksoi se kanë diskutuar mbi masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që futen nga Serbia, në pikën kufitare të Merdarit.

Ministri Sveçla përmes një postimi në “Facebook” se vendimi për mallrat serbe po zbatohet “me qëllim të garantimit të sigurisë” deri në funksionalizimin e skanerëve ‘X’.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

“Diskutuam për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit dhe rikonfirmova përkushtimin tonë si palë aktive për angazhim të mëtejmë në kuadër të këtij procesi. Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, njoftoi ministri Sveçla..

Lexo më shumë  Hyseni: Pastrimi i shtretërve të lumenjve ka parandaluar dëme milionëshe në Gjilan

Sveçla njoftoi se bashkë me Sarrazin kanë diskutuar edhe për Procesin e Berlinit.

Rruga Press

YouTube player