Lajme

Përmbytjet në Spanjë, kryeministri Kurti: Qëndrojmë me qeverinë spanjolle

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka shkruar ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se Kosova qëndron me qeverinë dhe popullin e Spanjës që përballen me përmbytje shkatërruese dhe vdekjeprurëse.

“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të sjellë lehtësim”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Kosovë, paraqet shkelje të qartë të detyrimeve në kuadër të Dialogut

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se deri më tani janë regjistruar 51 persona të vdekur nga përmbytjet.

Ndërsa, Ekipi që e përfaqësoi Kosovën në garën në “Fia Motorsport Games” në Valencia gjatë fundjavës, është bllokuar në aeroportin e këtij qytetit spanjoll.

Rruga Press

YouTube player